Merkatoja e transferimeve të verës më në fund do të mbyllet më 2 shtator dhe që kur u hap më 1 korrik, klubet elitrea të Spanjës kanë shpenzuar ‘lumë’ parash. Klubet e LaLigas  kanë harxhuar tashmë rreth 1.3 miliardë euro për talente këtë verë, duke u bërë liga e dytë shpenzimet më të larta pas Premier League.

Pesë nënshkrimet më të mëdha, Joao Felix, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Frenkie de Jong dhe Luka Jovic – llogariten në 482.2 milion euro.

Transferimet më të shtrenjta të LaLiga

Joao Felix 127.2 milion euro
Griezmann 120 milion euro
Hazard 100 milion euro
De Jong 75 milion euro
Jovic 60 milion euro

Real Madrid është klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani, duke kapur shifrën e 305.5 milion eurove. Më pas vjen Atletico Madrid me shumën e tyre mbresëlënëse prej 267 milion euro. Në krye të transferimeve për madrilenët është Joao Felix,duke mposhtur 255 milion eurot e shpenzuara të Barcelonës në vendin e tretë dhe në vendin e katërt ndodhet  Sevilla me 149 milion euro.

Ekipet që kanë shpenzuar më shumë

Real Madrid 305.5 milion euro
Atletico Madrid 267.2 milion euro
Barcelona 255 milion euro
Sevilla 149 milion euro
Betis 88.8 milion euro

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb