Keidi Bare duket se është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm për Malagën, duke qenë se ka luajtur titullar dhe për 90 minuta në barazimin që skuadra e tij mori ndaj Tenerifes në transfertë me rezultatin 0-0. Ky rezultat, e mban Malagën në vendin e dytë dhe shihet si një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në La Liga sezonin e ardhshëm. Bare firmosi këtë verë me Malagën duke u larguar nga Atletico Madrid. Ai nuk po arrinte të gjente minuta me skuadrën e parë dhe për disa kohë u stërvit dhe u aktivizua me Malaguenën, skuadra e dytë e Malagës. Tashmë, Bare shihet si një nga më të mirët në skuadër dhe këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri i Malagës. Në të njëjtën Ligë në Spanjë, luan edhe Albasete e Rei Manajt që shihet gjithashtu si një rival dhe pretendent për t’u ngjitur një Ligë më lart. Aktualisht, Albasete renditet në vendin e pestë, me katër pikë më pak se Malaga, ndërkohë që ka edhe një ndeshje më pak. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb