Mes shumë dyshimesh edhe La Liga provon të hartojë një plan që do të lejojë mbylljen e sezonit të ndërprerë si në të gjithë Europën për shkak të Coronavirus. Nga dita e sotme, në fillim mjekët e klubeve dhe më pas kapitenët dhe trajnerët e skuadrave do të diskutojnë mbi protokollin e sigurisë që do të lejojë si fillim rinisjen e stërvitjes.

Gettyimages 946515128
Gettyimages 946515128

Përgatitje në grupe, grumbullime të izoluara dhe kontrolle të përditëshme mjekësore: kjo është baza e planit për rikthimin e futbollit në Spanjë. Një mision i vështirë, pasi që tani ka zëra kundër. Më i forti ai i Barcelonës, pasi kryesuesit e La Liga pretendojnë se rinisja e shpejtë rrezikon dëmtimin e lojtarëve.

Euobe6eu0am6iap
Euobe6eu0am6iap

Po kështu, këta të fundit janë kundër qëndrimit larg familjeve për një kohë të gjatë. Sipas mediave spanjolle, data 4 maj është rrethuar në kalendarin e Ligës dhe Federatës për kthimin e skuadrave në stërvitje. Por siç është bërë e ditur edhe më parë, klubi katalunjas do ta kundërshtojë këtë plan, duke rrezikuar seriozisht realizimin e tij për një rikthim të shpejtë të futbollit në Spanjë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb