POGRADEC

Një i moshuar me emrin Petrit Oshafi në Pogradec do të detyrohet të mbetet sërish pa strehe pasi ruloja e tij u dogj.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se ai kishte mbetur i vetëm dhe prej vitesh flinte rrugëve, por prej 3 vitesh disa të rinj i kishin siguruar një rulo për t’u strehuar.

Sot ai kishte harruar rezistencën me korrent hapur dhe në rulo ka rënë zjarr. I moshuari i cilia ka dhe probleme mendore ka mundur të shpëtojë pasi në momentin kur ka rënë zjarr nuk ishte aty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb