Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë e Partisë Socialiste për listat e PD-së, duke shfuqizuar kështu vendimin e KAS.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. PS-ja doli kundër listave të PD-së, e cila ka 222 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Me këtë vendim, tashmë koalicioni opozitar PD-AN përfundon me 153 kandidatë në zgjedhje.

Eridian Salianji, përfaqësuesi i PS-së theksoi në seancën e Kolegjit Zgjedhor se numri i lartë kandidateve sillte problematika në hartimin e fletës së votimit. Sipas tij, kjo mund të ishte një taktike elektorale nga ana e opozitës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: