Gjashtë muaj huazim dhe më pas gjigantët suedezë do të vendosin në do ta blejnë përfundimisht apo jo kartonin e tij. Kjo është marrëveshja mes Partizanit, kampionit të Shqipërisë, dhe AIK Stokholmit, skuadrës të famshme suedeze, për Jasir Asanin.

Asani Aik
Asani Aik

Anësori nga Shkupi, është prezantuar ditën e sotme te skuadra e tij e re, ndërsa ende nuk janë bërë publike shifrat e këtij transferimi. E vetmja gjë që dihet është çmimi i kartonit të lojtarit, për të cilin të kuqtë synojnë 400 mijë euro.

24-vjeçari, që me të kuqtë ka luajtur në total 86 ndeshje duke shënuar 16 gola, dha një ndihmesë të jashtëzakonshme në titullin kampion të fituar sezonin e shkuar nga Partizani, ndërsa në këtë edicion të Kupave të Europës, ishte autor i golit të vetëm të realizuar nga të kuqtë, në barazimin 1-1 në Tiraspol kundër Sherifit. Asani tek AIK-u do të mbajë fanelën me numrin 21.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb