TiRANE – Olsi Bylyku i njohur nga të gjithë si “Kimikati” pak kohë më parë u largua nga spektakli “Portokalli” për të kaluar tek e “Diela Shqiptare”. Ai me humorin e tij adhurohet nga të gjithë.

Pasditen e sotme Olsi ka qenë i ftuar në emisionin “Trokit” ku ka treguar për prokejtin e ri që do të sjellë të dielave në ekran. Ai tregoi se do të jetë së bashku me dy aktorët e tjerë të humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai në role të pafundme me shumë impenjime skenike.

Pyetjes së gazetarin nëse është penduar që ka lanë “Portokallinë’ Olsi është përgjigjur se nuk është openduar dhe se cdo gjë ka një fillim sic ishte për mua ai spektakël dhe artistët janë si futbollistët i blen një skuadër pastaj një tjetër. Po unë gëzoj një respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë atje. Unë jam ndier shumë i vlerësuar atje. Me asnjë nga drejtuesit atje nuk jam ndaër keq madje me erdhi keq kur ika.

Ndërkohë moderatori e pyeti se përballë çfarë oferte monetare u josh Olsi për t’iu bashkuar “TV Klan”? “Nuk jam më i shtrenjtë sesa në Top. Jam aty-aty. Kam shkuar afërsisht me të njëjtën pagesë që kisha në Top. Nuk kam shkuar me një blerje të madhe. Nuk ka qenë kush pagesa. Unë, Besi dhe Erioni kemi një punë që e bëjmë për të mirën e emisionit. Ndikimi monetar nuk ka qenë absolutisht fare. Ne thjesht kemi dashur të punojmë të tre. As unë, as Besi as Erioni nuk kemi pagesa marramendëse”, tha Olsi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb