TIRANË- Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti është shtruar paraditen e sotme me urgjencë në spital, por gjendja e saj aktualisht është e stabilizuar, ndonëse nën kujdesin maksimal të mjekëve të Spitalit Amerikan 3.

Burime nga ky spital pohuan për “BalkanWeb” se zonja Kurti është shkëputur nga provat ku ka qenë paradite pasi ishte planifikuar që të interpretonte në operën e famshme “Carmen” të baritonit Gëzim Myshketa. Madje ka qenë ky i fundit që e ka shoqëruar aktoren e madhe që një muaj më parë mbushi 85 vjeç në spital.

Ajo ndodhet në terapi për të trajtuar një infeksion pulmonar. Po kështu do t’i nënshtrohet një sërë ekzaminimeve të tjera. Por mjekët e Spitalit Amerikan pohojnë se gjendja e saj është nën kontroll.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: