“Faleminderit shumë, vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”.

Kështu deklaroi ish-eurodeputetja Eva Kaili sapo la qelin e burgut, ndërsa iu drejtua banesës së saj. Duke buzëqeshur, Kaili nuk e fshehu entuziazmin e saj për lirimin, ndërsa do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’ nën mbikëqyrjen e një byzylyku.

Eurodeputetja greke u largua nga burgu i Harenit, ku ndodhej prej katër muajsh, mëngjesin e së Premtes së Madhe, e shoqëruar nga dy makina. Ajo mbërriti në shtëpinë e saj e shoqëruar nga babai i saj dhe avokati, Michalis Dimitrakopoulos.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: