Aventura e Kristof Piontek te Milani mund të përfundojë vetëm pas 6 muajsh qëndrimi. Sipas asaj që publikon “La Repubblica”, bomber i datëlindjes 1996 i Kombëtares polake, mund të vendosë të largohet nga Milani nëse kuqezinjtë nuk do të arrinin të kualifikoheshin në Kupat e Europës.

Po sipas “Repubblica”-s, janë të shumta klubet që e pëlqejnë “pistolerin” polak dhe mund të hidhen para për shërbimet e tij. Juventusi është një nga ato klube që asnjëherë nuk e ka fshehur pëlqimin e tij për cilësitë e Piontek, autor i një sezoni të madh në Serinë A.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb