Opera e famshme “La Scala” e Milanos ka vendosur të dalë jashtë mureve të saj fisnike për të ofruar një seri koncertesh falas në mjedis të hapur.

“Është një sinjal rimëkëmbjeje, ne do të takojmë publikun, sepse opera, muzika dhe baleti janë për të gjithë”, tha për shtypin Dominique Meyer, drejtori i “La Scala”-s.

Nga 11 deri më 13 korrik, orkestra, kori dhe baleti i teatrit prestigjioz do të interpretojnë në 14 koncerte me një repertor duke filluar nga jazz te Vivaldi dhe Donizetti, përfshirë Brahms, Bach dhe Rachmaninoff.

Kjo seri koncertesh do të përfundojë më 14 korrik, me një ditë kushtuar skenës legjendare italiane, me Verdi, Rossini dhe Puccini në program.

Pas gjashtë muaj heshtjeje për shkak të COVID-19, “La Scala” u ribashkua me publikun e saj më 10 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb