Tania Shevereva, dhe nëna e saj Iryna u strehuan në mal kur nisën bombardimet në Kiev. Ato udhëtuan për 28 orë nëpër Sllovaki për të arritur në Pragë, në Republikën Çeke.

30-vjeçarja e cila ka punuar si drejtoreshë arti në Kiev rrëfen për BBC dramën e këtyre ditëve që po kalon ajo dhe populli.

“Sigurisht që dua të jem pranë mamasë sime. Ajo ka një probleme me zemrën dhe gjatë kësaj kohe vetëm qan. Jam e shqetësuar për të. Kur je afër, mund ta kontrollosh. Nëse ajo është larg, mund të shqetësohem shumë për të”, tha ajo.

Më tej ajo shton se nuk mund ta besoj kurrsesi që është refugjate.

“Unë ende nuk mund ta besoj se jam refugjate sepse kam një arsim shumë të mirë. Kam pasur një punë shumë prestigjioze në Kiev. Kam fituar çmime ndërkombëtare. Është kaq e vështirë të besosh se tani je refugjate. Nuk ke rroba, nuk ke asgjë!”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb