Gazeta shkruan se presidenti Thaçi ka ftuar Atin e Shenjtë për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt dhe se ka shprehur dëshirën e tij që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës së ma parë. “La Stampa”, njëra nga të përditshmet italiane e fillon shkrimin e saj duke cituar presidentin Thaçi i cili, në një audiencë private, e cili i ka bërë thirrje Atit të Shenjtë, Papa Françeskut që Selia e Shenjtë të njohë Kosovën.

Më tutje, rreth takimit mbi gjysmë ore me Atin e Shenjtë në Pallatin apostolic të Vatikanit, kjo gazetë thekson postimin e të parit të vendit në rrjetin social në Twitter, ku presidenti Thaçi ka shkruar se ndjehej i nderuar të ketë takuar Atin e Shenjtë, me të cilin ka biseduar gjatë për Kosovën, Evropën dhe vlerat që shteti kosovar ndan me Vatikanin.

Pas audiencës me Papa Françeskun, presidenti i Kosovës është pritur edhe nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher. Gazeta shkruan se presidenti Thaçi ka ftuar Atin e Shenjtë për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt dhe se ka shprehur dëshirën e tij që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës së ma parë. Në tekst thuhet se Thaçi është shprehur i gëzuar që po bëhet shenjtërimi i Nënës Tereze, e cila është mishërim i vlerave universal, duke shtuar se presidenti Thaçi e ka falënderuar Atin e Shenjtë edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit për popullin e Kosovës.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve “Askanews”, ndër të tjera, ka shkruar se presidenti Thaçi është shprehur i gëzuar që po bëhet shenjtërimi i Nënës Tereze, e cila është mishërim i vlerave universal, duke shtuar se presidenti Thaçi e ka falënderuar Atin e Shenjtë edhe për përkrahjen e vazhdueshme të Vatikanit për popullin e Kosovës.

Ndërkaq, gazetat lokale italiane “Il Gazzettino” dhe “Il Messaggero” i kanë titulluar shkrimet e tyre për vizitën e presidentit Thaçi në Vatikan: “Papa Françesku pret Thaçin, në fokus vendosja e marrëdhënieve diplomatike”.

Këto të përditshme shkruajnë se “presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, jo vetëm të vizitojë Kosovën, por edhe që Vatikani të njohën shtetin e Kosovës”, gjë që, sipas gazetës, do të mund të shkaktonte tërmet në frontin ekumenik, duke rënduar marrëdhëniet me kishën ortodokse në Beograd dhe në Moskë. Në vazhdim thuhet se gjatë takimit me imzotin Gallagher, presidenti Thaçi theksoi se duhet të bëhen hapa në emërimin e një personi në ambasadën kosovare në Romë i cili do të ishte përgjegjës për marrëdhëniet e shtetit kosovar me Selinë e Shenjtë.

Në takim me Papa Françeskun, raportojnë gazetat, presidenti Thaçi ka thënë se “Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike”, si një shtet me popullsi me mbi 90 për qind myslimanë. Gjithashtu, gazetat italiane rikujtojnë se dy dytë më parë, e përditshmja e Shtetit të Vatikanit, “Osservatore Romano” ka publikuar një artikull të gjerë ku është theksuar situata më shumë se pozitive në Kosovë, me ç’rast është cituar Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, i cili se në Kosovën e sotme “për herë të parë në shtatëqind vitet e fundit mund të jetojmë dhe të veprojmë të lirë, të mirëpresim njerëzit dhe të japim kontributin tonë jo vetëm për katolikes, por për të gjithë shoqërinë e Kosovës./Lajmi.net
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: