Një 23-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar për trafik droge, është dënuar me 12 muaj burg në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasi Renaldo Shyti, i cili thuhet se kryente rolin e transportuesit të drogës.

Shyti u kap nga policia teksa ishte ulur në një parkim makinash në Suffolk Retail Park më 8 tetor të këtij viti. Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut shqiptar iu gjetën 22 doza kokaine në një çorapë në derën e shoferit.
Shyti i tha policisë gjatë arrestimit se; “Gjërat ishin mirë, pasi dikush më detyroi të bëj diçka.”.

Kur telefoni i tij u ekzaminua, u zbulua se përmbante kodet postare të vendeve ku ai do të dërgonte drogën.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i riu tha se kishte qenë i pastrehë dhe i kishte kërkuar dikush që të dorëzonte sasinë e drogës, me qëllim shlyerjen e një borxhi prej 5 mijë paundësh.

Gjykata u njoh mes të tjerash dhe me faktin se i riu para se të vinte në Britani, kishte qenë duke vijuar studimet për laborant dentar në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: