Adrian Bajrami është risia tjetër e trajnerit Edy Reja për dy miqësoret e marsit. Mbrojtësi i Benfikës tregon pse zgjidhi të përfaqësojnë Shqipërinë, cili është modeli i tij dhe çfarë pret nga aventura me fanellën kuqezi:

“Kam kaluar shumë vite në Zvicër, unë jam shqiptar. Kam luajtur me Benfikën dhe në fund kam vendosur se do luaj me Shqipërisë. Model? Jam këtu për të mësuar, e di që mbrojtja është e fortë dhe përbëhet nga lojtarë të fortë. Dita e parë ishte e lehtë, e mendoja më të vështirë. Lenjani dhe Gjimshiti më afruan direkt, shpresoj të kaloj mirë.

Dokumentacioni? Shpresoj që të vijë, unë jam në formë. Jam kapiten në ekipin e të rinjve U-23. Është kënaqësi të jesh te Benfika, jam rritur si futbollist. Me kalimin e kohës të shohim.

E ardhmja në Serie A? Mund të jetë, për momentin jam i fokusuar aty në ekipin tim.

Tifozët – Shpresojmë që stadiumi të jetë plot. Do japim maksimumin si brenda dhe jashtë fushe”, tha 19 vjeçari Bajrami.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb