Kanë dalë sot para gjykatës së Fierit në pritje të masës së sigurisë nënë e bir nga Fieri, Qamile dhe Anxhelo Kapaj, brenda banesës së të cilëve policia zbuloi një laborator për rritjen e kanabisit.

Të dy janë shfaqur me pranga në duar, ndërsa transportoheshin nga paraburgimi drejt gjykatës.

Qamile dhe Anxhelo Kapaj u ndaluan pasi në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar u gjet një laborator droge dhe u sekuestruan 312 rrënje kanabis sativa. Në kërkim është ende kryefamiljari Aleksandër Kapaj.

Ajo çfarë i zbuloi familjen Kapaj në aktivitetin e paligjshëm ishte fatura e lartë e energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb