Një “Xibrakë” e dytë në Shqipëri. Një operacion i madh po zhvillohet në Veri të vendit. Ndonëse deri tani pjesa veriore e vendit ishte lënë jashtë hartës së drogës, aksioni i fundi i policisë vërteton të kundërtën.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se një laborator heroine është zbuluar sot nga policia në Has. Ndërkaq mësohet se janë arrestuar dy persona brenda objekti. Burime thanë për “BalkanWeb” se një sasi opiumi është sekuestruar brenda laboratorit. Kujtojmë se opiumi është lënda bazë e heroinë.
Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

Ndërkaq mësohet se numri i të ndaluarve është më i lartë ashtu siç bëhet e ditur se në aktivitet janë të përfshirë edhe persona të huaj.

Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i madh në fshatrat e Hasit. Operacioni është shtrirë në disa zona, ku po kryhen kontrolle por ende nuk dihet nëse ka të shoqëruar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb