SHKODËR

25 specialistëve laborantë në Spitalin Rajonal Shkodër iu është kërkuar dorëheqja, pasi ky shërbim do të jepet me koncesion.

Një ditë më parë ishte ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili në një status në “Facebook” publikoi letrën e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar Spitalit të Shkodrës për rekrutimin e laborantëve në bazë të rregullave të koncesionarit të ri.

Këtë të martë ka reaguar Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardjan Dajti, duke thënë se lajmi për largimin e punonjësve është i pavërtetë. Ai tha se kontrata me koncesionarin është firmosur në vitin 2019, por asnjë punonjës nuk do të mbeten pa punë.

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Ardian Dajti, thotë se janë 3 operatorë, që në bazë të kontratës do të ofrojnë disa shërbime, mes tyre edhe anatomia patologjike, shërbim që nuk ofrohet që prej vitit 1997.

Ardian Dajti tha se gjatë bisedimeve paraprake me përfaqësuesin e koncesionarit janë vënë në dijeni punonjësit në fjalë, të cilët do t’iu nënshtrohen intervistave paraprake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb