TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionin e zhvilluar në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drograve të forta si dhe u arrestuan 5 persona.

Kryeministri Edi Rama thotë se në të gjithë botën operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, ndërsa në Shqipëri opozita sipas tij i quan faje të qeverisë.

Statusi i plotë i Ramës:

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë
Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb