Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagon për operacionin “Laboratori”, të zhvilluar në Tiranë, ku përfunduan në pranga 12 persona, që kishin krijuar një laborator për falsifikim dokumentesh dhe mjetesh identifikimi.

Lleshaj shkruan në “Twitter” se ky operacion është një tjetër goditje kundër krimit të organizuar, ndërsa iu bën thirrje shqiptarëve të bëjnë kujdes, që të mos bien nën rrjetën e trafikantëve.

“Operacioni policor “Laboratori” është një tjetër goditje kundër krimit të organizuar, i cili përpiqet të nxisë kalimin e paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, duke nxjerrë përfitime financiare dhe duke dëmtuar rëndë interesat e tyre dhe të gjithë shoqërisë.

Qytetarët shqiptarë i kanë rrugët hapur për udhëtim të ligjshëm jashtë vendit, ndaj kërkohet kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve.

Agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kriminale që veprojnë në këtë fushë, ku bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm dhe krejtësisht edhe në favorin e tyre”, shkruan Lleshaj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb