Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelitë tre të arrestuarit për laboratorin e kriptomonedhave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për tre personat që u arrestuan për loboratorin e prodhimit të kriptomonedhave. Tre personat Rramush Dumani, Liserxhio Xhaferraj, Ardian Çekiçi do te hetohen ne gjendje te lire.

Katër ditë më parë, Policia sekuestroi dy kompanitë e prodhimit të kriptomonedhave, përkatësisht në Pjezë dhe në Fllakë të Shijakut, ndërsa vuri në pranga tre persona, përkatësisht Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi, si dhe u shpallën në kërkim E. H., M.Gj., E.H. dhe Th.Z, banues në Tiranë.

Policia po heton edhe burimin e të ardhurave të shpenzuara për ngritjen e këtyre dy laboratorëve, vlerë e cila arrin në 1 milion euro.
4 ditë më parë u sekuestruan 2 kompanitë e prodhimit të Bitcoin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: