TIRANE- Policia e Shtetit është treguar tejet e rezervuar lidhur me operacionin e zhvilluar sot në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda.

Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp, Policia i bën thirrje mediave që të tregohen të kujdesshme lidhur me aksionin fjalë, pasi thuhet se operacioni nuk ka përfunduar ende. Sipas policisë, kjo bëhet për faktin që të garantohet siguria e punonjësve të policisë që marrin pjesë në aksion. Po ashtu policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese, ditët në vijim do të bëhen të ditur detajet.

REAGIMI I POLICISË
Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime.
Siç kemi njoftuar me heret, ne ditet ne vijim, Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni.

OPERACIONI
Një laborator heroine është zbuluar sot nga policia në Brenog të Hasit. Mësohet se janë arrestuar dy persona brenda objekti. Burime thanë për “BalkanWeb” se një sasi opiumi është sekuestruar brenda laboratorit, që shërben si lënda bazë e heroinës. Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb