“Laboratori Intermedica” ka vendosur të kryejë katër analiza falas për të gjithë personat e infektuar me koronavirus, që janë shtruar te Spitali Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e jep doktori Vasil Llajo, i cili i drejtohet kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe mjekëve Pëllumb Pipero e Tritan Kalo, të cilët thotë se i ka pasur shokë klase në fakultet, duke iu thënë se vendi është përpara një beteje të vështirë me koronavirusin.

Sipas mjekut Llajo, analizat falas për këta pacientë do të kryen nga 30 marsi deri në 30 prill.

Mesazhi i doktorit:
I nderuar Z.Kryeminister.
E nderuar Zj. Ministre e Shendetsise.
Per dijeni: Prof. Pellumb Pipero, Prof. Tritan Kalo (si shok te mi te klases ne Fakultetin e Mjekesise) prane Spitalit Infektiv dhe Prof. Perlat Kapisyzi, prane Spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tirane.
Jemi perpara nje beteje te veshtire me koronavirusin, nje armik i padukshem por real. Cdo kontribut sado i paket dhe nga kushdo eshte nje arme me shume ne kete beteje.
Me ndjenjen e solidaritetit qytetar dua t’Ju bej me dije se:
“Laboratori Intermedica” do te kryej falas, qe sot, dt.30 Mars e deri 30 Prill 2020, per pacientet e shtruar me koronavirus ne Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”(Sanatoriumi) analizat e meposhtme:
1. Prokalcitonina ( PCT)
2. D-Dimeri
3.Ferritina
4. Proteina C Reaktive.
Person kontakti prane Laboratorit Intermedica:
Thoma Vasili, telefon
+355 69 702 9735,
e-mail : [email protected]
Duke ju falenderuar per vemendjen Tuaj,
Me respekt
Dr. Vasil LLajo
Tel. +355686010110

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb