“Avdylajt”, nga Shijaku dyshohet se janë porositësit e sasisë së madhe të morfinës që u bllokua në një laborator në Brenog të Hasit. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka hetuar për afro dy vite për veprimtarinë e grupit kriminal me bazë në Shijak. Referuar dosjes hetimore rezulton se grupi që drejtohet nga Jasin Avdyli (Kala) Astrit Avdyli Balliu, ka bashkëpunuar me disa shtetas turq, dhe pjesëtarë të disa grupeve të tjera kriminale, për të trasportuar opiumin nga Turqia në drejtim të Brenogës. Pasi të përpunohej në laboratorin e  sapondërtuar, droga do të trasportohej përmes portit të Durrësit në Gjermani, ku do të shpërndahej në disa qytete.

Dyshohet se për të garantuar transportin do të jepte ndihmesën e tij, Lulzim Berisha. Por në shtëpinë e ish kreut të Bandës së Durrësit, që u kontrollua në bazë të një vemndimi gjyqësor, nuk është gjetur asngjë e paligjshme. Ndërkohë, grupi kriminal Avdylaj, dyshohet se në bashkëpunim me të afërm të ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, ka mundur të trafikojë sasi të mëdha hashashi. Bëhet fjalë për dy episode, ku sasitë e drogës njëra 700 kilogramë dhe tjetra 1 ton e 300 kg janë  bllokuar në brigjet italiane. Sipas burimeve të prokurorisë për Krime  të Rënda, grupi Avdylaj, bashkëpunonte me disa persona të tjerë në Fier e Sarandë, për të trafikuar drogë. Në total janë 13 raste trafiku që kanë mundur të realizojnë, ndërsa po përgatsnin edhe pesë ngarkesa të tjera për të trafikuar.

Mësohet se grupi kriminal, që ka në krye Jasin e Astrit Avdylaj, ku ky i fundit, rezulton të ketë edhe dy mbiemra të tjerë, Balliu e Sulejmani, ndikonin pranë zyrtarëve të lartë publikë apo njerëzve të politikës, për cështje të ndryshme. Teksa prokuroria po hetonte Avdyulajt dhe bashkëpunëtoret e tyre, në rrjetën e përgjimeve ra pak muaj më parë drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Arben Cuko, i cili me nisjen e hetimeve ndaj tij u shkarkua nga detyra. Ai dyshohet se mori si rryshfet shumën prej 3 mijë eurosh, për trasferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi i njohur si Olsi i Qamiles. Për trasferimin e këtij të dënuari, tek ish-deputeti i PS, Cuko dyshohet se ka ndërhyrë Altin Avdyli, i njohur me nofkën Nice. Edhe Arben Ndoka, ish deputet socialist i larguar nga Parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit, është përgjuar teksa fliste me pjesëtarë të bandës Avdylaj. Në këtë mënyrë, prokuroria ka grumbulluar prova për të ngritur ndaj Ndokës, akuzën për ushtrimin ndikimi në për tjetërsimit të pronave në Lezhë e Kurbin, në kuadër të një grupit kriminal.

Hetimi për grupin në fjalë nisi në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini. Pas disa muajsh, prokurori në fjalë u trasferua nga Krimet e Rënda në Shkodër. Dosja me nr.339 kaloi në duart e ish drejtuesit të institucionit për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, por edhe ky prokuror nuk mundi ta cojë deri në fund hetimin. Kjo për faktin se me urdhër të kryeprokurores së përkohshme u trasferua në Pogradec. Goditja e grupit kriminal u bë menjëherë pas ndërhyrjes së autoriteteve gjermane dhe vjen në kohën kur në këtë shtet mbahet nën arrest biznesmeni Arber Cekaj, I dyshuar për trafikimin e sasisë record prej 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Portit të Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb