LAC

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit. Dy persona kanë shkuar në një familje për të vjedhur, por janë pikasur nga ana e familjarëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se një nga anëtarët e familjes ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e grabitësve.

Dy persona të paidentifikuar kanë shkuar në banesën e shtetasit Hajdar Lika, në lagjen nr.5 Sanxhak, Laç, Kurbin dhe pas konfliktit me pjesëtarët e familjes së tij, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Sinan Lika, djali i kryefamiljarit, 29 vjeç, i  cili pas ndihmës së parë në Spitalin Kurbin, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb