Alesandro Lacazette, futbollisti më i shtrenjtë i historisë në merkato për Arsenalin, është i ‘pakënaqur’ me dy bashkëkombësit e tij në Londër, Arsene Venger dhe Oliver Giroud, e për këtë arsye ka ftuar edhe një të tretë.

Ish-lojtari i Lyon, në një intervistë për “Match of the Day”, nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në një ekip me Griezmann dhe për këtë arsye sipas tij do t’a ftoj të luajë te Arsenal. “Nëse më bën një vizitë në Londër, do t’i kërkoj të vijë tek Arsenali. Jemi shokë shumë të mirë dhe ia kalojmë mirë me njëri-tjetrin. Nofkat i kemi Griezzy dhe Lacaz”, – shprehet Lacazette

Nuk është e fshehtë dëshira e Griezmann për tu larguar nga Atletico Madrid por futbollisti vendosi të qëndronte edhe për një sezon të madrilenët e vegjël për shkak të besnikërisë së tij ndaj klubit pas dënimit të “FIFA-s” për pezullimin e merekatos. Gjithsesi në media është folur se francezi i Atletico-s pëlqen më shumë një lëvizje te rivalët e Arsenal, Manchester United, aty ku do të gjente një tjetër shok, Paul Pogba.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb