Ky është më të vërtetë një sezon i pabesueshëm, i bukur apo jo, ky është një diskutim më vete, por pa diskutim është nga më konkurruesit në vitet e fundit. Dy javë përpara përfundimit të sezonit, nuk janë më dy ekipe në garë për titull por katër. Rezultatet në javën e 34-të sollën skenarë të rinjë në garën për titull ndërsa të vetmit që dalin me kokën poshtë dhe djegin të gjithë sezonin janë kampionët në fuqi. Laçi dhurojë një surprizë të madhe duke mposhtur Tiranën në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1, një trepikësh i artë që i fut kurbinasit edhe një herë në garën për titull, fundja kreun është vetëm dy pikë larg.

Njëri i ndeshjes për bardhezinjtë ishte Mentor Mazrekaj, autori i një goli të çmendur nga goditja e dënimit. Tirana djeg në këtë mënyrë shansin e fundit për të shpresuar për një vend në europë, gjashtë pikë diferencë me Vllazninë dhe Laçin e bëjnë të pamundur këtë objektiv. Rikthehet me prepotencë në garën për titull edhe shkodranët. Ekipi i Brdaric mposhti Kastriotin me rezultatin minimal 1-0 duke barazuar Laçin në kuotën e 60-të në tabelë, minus dy pikë nga Teuta dhe Partizani. Golin trepikësh për kuqeblutë e realizoi Dilaver ndërsa javën e ardhshme udhëtojnë në kryeqytet me një mision të madh, të synojnë triumfin ndaj Partizanit për të ëndërruar deri në fund titullin kampion. Një fitore të madhe në garën për mbijetesë në shifrat 2-0 arriti Skënderbeu kundër Apoloninë ndërsa Kukësi mposhti Bylis me rezultatin 2-1.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb