Laçi i është kundërpërgjigjur menjëherë golit të barazimit të shënuar nga Teuta duke kaluar edhe një herë në avantazh që do të thotë se përkohësisht shpëton nga rënia e Kategorisë.

Pas golit të barazimit të shënuar në minutën e 64-ër nga Arbër Çyrbja, kurbinasit gjetën sërish avantazhin në minutën e 71-të falë Emanuel.

Kur mbeten edhe pak minuta nga verdikti përfundimtar është Tirana ajo që i bashkohet Korabit duke u rrëzuar nga Kategoria. Bardhebutë renditet të 9-t me 38 pikë, 1 më pak se Vllaznia, Laçi dhe Flamurtari.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb