Laçi kualfikohet në raundin tjetër të Ligës së Europës pasi kaloi transfertën e Keshlas vetëm pas goditjeve të 11-metërshave. Koha e rregullt në sfidën e luajtur në transfertën azere u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht se skuadra e drejttuar nga Armando Cungu luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Lucas në minutën e 72-të.

Bandicam 2020 08 27 21 46 31 384
Bandicam 2020 08 27 21 46 31 384

Pavarësisht forcave më të pakta në fushë, laçianët rezistuan edhe pas 30 minutave shtesë. Nga pika e penalltisë ata u treguan më të saktë, duke fituar me rezultatin 5-4. Në këtë mënyrë, plotësohet kualifikimi historik I tre skuadrave shqiptare në raundin e dytë kualfikues të Ligës së Europës bashkë me Teutën dhe Kukësin. Ndërsa e eliminuar nga nga Champions, atyre iu bashkohet edhe Tirana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: