Laçi provoi, por nuk  u kualifikua dot në Europë. Zëvendës-trajneri i kurbinasve, Klevis Hima i kërkoi falje tifozëve, pas ndeshjes së fituar 3-0 me Kastriotin.

“Është një keqardhje shumë e madhe. Kishim disa vite radhazi në Europë. Kishim bërë disa hapa të mirë sa i përket Europës. Duhet t’i kërkojmë falje presidencës, tifozët, pasi mund ta quajmë një vit të dështuar.

Shpresojmë që vitin tjetër Laçi të jetë aty ku i takon dhe ku ka investuar gjithë këto vite dhe ka dhënë tonin kampionatit shqiptar për garat europiane”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: