Laçi mbetet pa “fortesë” pikërisht në momentin e tyre më të mirë. Kurbinasit prej vitesh janë shndërruar në një skuadër model, gjithnjë me buxhet të limituar, pa emra të bujshëm por një skuadër e vështirë për tu thyer mbi të gjitha në shtëpinë e tyre. Fakti që nuk njohin humbje në tetë javë kampionat është një tregues force.

Pikërisht atëherë kur kurbinasit u  bindën se këtë sezon mund të pretendojnë më shumë se sa pjesëmarrja në Kupat e Europës janë të detyruar ti zhvillojnë ndeshjet jashtë stadiumit të tyre. Vendosja e një tapeti të ri i kushtëzon të luajnë jashtë duke nisur nga kjo e shtunë teksa do të presin Teutën në “Elbasan Arena”.

E kaluara e freskët me ekipet e tjera ka vërtetuar se zhvillimi i ndeshjes jashtë stadiumit ka një ndikim të drejtë për drejtë, këtë e ka provuar Partizanin në sezonin 2016-2017 por po e provon edhe Kukësi këtë sezon. Si një skuadër e cila nuk është në pozita të barabarta, duke konkuruar me ekipe që kanë shumë herë më shumë buxhet, për Laçin mungesa e stadiumit pritet të jetë një minus më shumë, durrsaket janë prova e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb