Nuk ishin favorit, kishin të gjatë shifrat kundër, por në fund, zemra dhe shpirti luftarak i djemve të Shpëtim Duros bënë diferencën përballë milionave të Craiova. Kurbinasit zhvilluan një ndeshje perfekte përballë rumunëve në “Elbasan Arena”, i lejuan pak hapësira rivalëve, dhe me një kundërsulm shumë të bukur në minutën e 36-të kaluan në avantazh me Zarubica. Kjo fitore minimale shton dhe më shumë shanset e bardhezinjve për të kaluar më tej në Conference League. Shpëtim Duro nuk e fsheh gëzimin për këtë sukses të jashtëzakonshëm por kualifikimi mbetet ende i hapur për teknikun kryeqytetas, i vetëdijshëm se e pret një ndeshje kthimi shumë e vështirë:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb