Emergjenca Covid-19 është në pikun e saj, por në botën e futbollit italian vijon të diskutohet mundësia e mbylljes para kohe të sezonit aktual. Presidentët e Serie A kanë pozicione të ndryshme lidhur me çështjen dhe tre klubet e kreut kanë krijuar dy fronte, Lacio në njërën barrikadë, Juvja dhe Interi të tjetrën.

Zëdhënësi i klubit bardhekaltër, Arturo Diakonale, ka deklaruar:

“Juventusi dhe Interi kanë interes që të anulojnë sezonin, pastaj thonë se egoisti është Lotito. Juventusi ka autorizuar disa lojtarë të tij të kthehen në shtëpi te familjet, të njëjtën gjë ka bërë dhe Interi, asnjë nga drejtuesit e këtyre klubeve nuk kishin parashikuar kohën e karantinës menjëherë me kthimin e lojtarëve të tyre, ndaj presionet për bllokimin e sezonit bazohen në interesin e skuadrave të veçanta”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb