Lacio kërkon me ngulm që të mos privohet nga cilësitë e portierit shqiptar Thomas Strakosha dhe për këtë i ka ofruar rinovimin e kontratës duke i trefishuar pagën.

Strakosha i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij duke kujtuar që vetëm në fillimin e këtij sezoni ai llogaritej si portieri i katërt në klubin italian. Dëmtimi i Marccethi-t bëri që 21-vjeçari të aktvizohej për 6-të ndeshje si titullar në deri në këtë fazë të sezonit duke befasuar me paraqitjet e tij.

Duhet theksuar se në fundin e sezonit 2016-2017, Strakoshës i përfundon kontrata me Lacion dhe për këtë klubi italian me në krye Igli Taren ka kontaktuar agjentin e lojtarit Stefano Costagna. Aktualisht gardiani i portës fiton 100.000 euro në sezon dhe me rinovimin e kontratës paga do t’I trefishohet, duke shkuar në 300.000 euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb