Kjo veshje e veshur nga Lady Diana theu rregullat e protokollit mbretëror për shkak të dekoltesë dhe të krahëve zbuluar.
Kthehet sërish në ankand, për herë të tretë, fustani kadife i veshur nga Princesha Diana gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë, në nëntor të 1985, duke mbetur në imazhin kolektiv për kërcimin e famshëm me John Travoltën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I dizenjuar për të nga Victor Edelstein, në qershor të 1997, rreth 2 muaj para vdekjes së princeshës, fustani u shit në një ankand bamirësie, për të mbledhur fonde në favor të kërkimeve kundër Sidës, duke u vlerësuar 100 mijë stërlina.

Në 2013 fustani doli sërish në ankand dhe u ble nga një anglez për gruan e tij për 240 mijë stërlinash.

Sot në bazë të nisjes të vlerësimit fillestar prej 350 mijë stërlinash (rreth 400 mijë euro), vlera e fustanit me siguri në 9 dhjetor do të ketë një tjetër shifër më të lartë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb