Lady Gaga është vlerësuar së bashku me nënën e saj Cynthia Germanotta, në Global Changemakers Award për aktivitetin e saj të Born This Way Foundation, që ndihmon të rinjtë që kanë probleme mendore.

Këngëtarja ka zbuluar që ka recetën për të ndihmuar këdo që gjendet në një problem ankthi apo depresioni: ’Ne krijojmë mënyrën që njerëzit të jenë mirë dhe të kenë diskutime të vërteta dhe të ndershme’.

Gjatë manifestimit këngëtarja 32 vjeçare njujorkeze ka zgjedhur t’i tregojë publikut me një mesazh ndërhyrjen e saj të dhimbshme, duke mos fshehur që ka tentuar të vrasë veten. ‘Kam jetuar eksperienca vetëvrasëse, obsesione ciklike në katër vitet e fundit- thuhej në letër- Në fillim mendoja që isha vetëm dhe që isha një person i keq, por më pas u tregova e sinqertë me psikiatrin tim. Sinqeriteti im u dëgjuar me një dashuri të sinqertë, preokupime dhe një mbështetje shumë e madhe nga ana e stafit mjekësor të shëndetit mendor. Fillova kështu të takohem me të tjerë si unë’.

Më pas nga skena ajo ka thënë: ‘Takohemi me të tjerë njerëz në mënyrë të tillë që të kemi diskutime të ndershme dhe të vërteta, duke qenë të sjellshëm me njëri-tjetrin. Për mua çdo problem i mundshëm mund të zgjidhet me xhentilesë, ose të paktën mund të ndihmosh për ta përballuar. Xhentilesa ka një ton delikat. Nganjëherë njerëzit e ngatërrojnë këtë me debulesë, por ajo është tmerrësisht e fuqishme’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: