Lady Gaga ka “zyrtarizuar” lidhjen e saj me Michael Polansky, të fejuarin e saj të ri. Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram foto ku shfaqet dorë për dore me të, por edhe e fotografuar në krahët e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani nuk ka më dyshim, Lady Gaga nuk është më singel,. Në Miami këngëtarja ishte fotografuar teksa puthej me Michael, por dalja e parë publike ka qenë pikërisht me rastin e Super Bowl, ku të dy janë fotografuar dorë për dore teksa dilnin nga Hard Rock Stadium.

Më pas vjen një foto në rrjetet sociale, ku Miss Germanota shfaqet me bikini të kaltër dhe një rrjetë sipër, e ulur mbi gjunjët e të fejuarit të ri, që e shikon dhe e përqafon me dashuri. “Jemi zbavitur aq shumë në Miami. I dua të gjithë fansat e mi, jemi më të mirët”, shkruan Gaga duke ju drejtuar ndjekësve të saj.

I diplomuar në matematik dhe informatikë në Harvard, Michael është Ceo i Parker
Group të San Francisco dhe duket që këngëtarja e ka njohur disa muaj më parë në një event që Parker ka organizuar për fondacionin në Los Angeles.

Në shkurt të 2019, ajo u nda nga i fejuari Christian Carino, me të cilin Lady Gaga kishte thënë se do martoheshin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb