Do të quhet ‘Chromatica’ dhe do të jetë albumi i gjashtë për Lady Gaga. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja me një postim në Instagram. Albumi që do të jetë i gjashti për këngëtaren do të dalë në 10 prill.

Lajmi për një album të ri pason daljen prej pak ditësh të këngës ‘Stupid Love’, shoqëruar edhe nga një video, në të cilën Gaga shfaqet si një heroinë ekstra tokësore e gjitha e veshur me rozë.

“Mirësevini në Chromatica-shkruan Lady Gaga në Instagram-do të dalë në 10 prill’. Më pas Miss Germanotta shkruan që fotoja e postimit nuk është ajo e kopertinës së albumit.

Fotoja është një logo në ngjyrë rozë me një simbol që është kombinimi i një sperme dhe një shtize. Sipas asaj që duket në faqen e iTunes, albumi do të ketë 16 këngë dhe përveç formatit dixhital do të jetë edhe në cd dhe në kaseta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb