SHBA

Pasi pushtoi botën e muzikës, Lady Gaga synon të bëhet mbretëresha e ekranit të madh. Këngëtarja me famë botërore është nominuar për “Golden Globe” si aktorja më e mirë dhe kënga më e mirë origjinale për filmin e saj të fundit “A star is born”. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram.

“Nuk mund ta besoj që jam nominuar për çmimin si aktorja më e mirë. Jam mirënjohëse për të gjitha nominimet e filmit “A star is born”. Ishte një projekt shumë i dashur për të gjithë dhe u bëmë të gjithë një familje. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen” – shkruan këngëtarja në Instagram. Kujtojmë që këngëtarja në filmin “A star is born” luan aktorit tw madh, Bradley Cooper.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb