Për të shëtitur në rrugët e Nju Jorkut, qytetit ku jeton, Lady Gaga vesh fustane couture dhe aksesorë luksoz. Të njëjtën gjë ka bërë ajo edhe gjatë premierës të House of Gucci në Londër. Miss Germanotta ka qenë ylli i padiskutueshëm i filmit, ku ajo luan Patrizia Reggiani, ish-bashkëshortja e Maurizio Gucci. Filmi, i cili pritet të dalë në dhjetor, tregon historinë e vrasjes së stilistit të famshëm, që ndodhi në vitin 1995.

Gaga, look ngjyrë lejla dhe transparent

Teksa na duhet të presim edhe disa javë për të admiruar kostumet në ekranin e madh, ne mund të shijojmë imazhet e bëra në premierën në Leicester Square. Lady Gaga bëri hyrjen e saj triumfale me një fustan vjollcë dhe trasparent. Ylli i muzikës e veshur me një fustan të Gucci, mburret me një të çarë të gjatë anash, si dhe doreza të zbukuruara me xhevahire. Poshtë fustanit vjollcë shfaqeshin pantallonat e shkurtra të bardha, të cilat këngëtarja nuk humbi rastin për t’i treguar qëllimisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Flokët biondë platin, grimi në nuancë me veshjen, lëvizjet me të cilat na ka mësuar ndër vite, Lady Gaga në tapetin e kuq ishte në formë të shkëlqyer. Artistja u kënaq edhe teksa puthte në buzë producenten Giannina Facio.

Në krah të saj ishin të gjithë protagonistët e filmit. Adam Driver, i cili luan Maurizio Gucci, që dukej i mrekullueshëm me një kostum blu. Jared Leto është shfaqur me një kostum kadifeje ngjyrë bojëqielli, Salma Hayek me një fustan ngjyrë ari, të dyja të Gucci. Madalina Ghenea, e cila luan rolin e Sophia Loren, ka zgjedhur një fustan të zi, të Moschino. Shihni galerinë Lady Gaga dhe të gjithë yjet në tapetin e kuq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb