Këngëtarja e famshme, Lady Gaga është përfolur shumë për shëndetin mendor.

Ajo frymëzoi fansat me rrugëtimin e saj që nga fëmija, kur ngacmohej nga fëmijë të tjerë deri kur u shndërrua në yllin me famë botërore dhe në fituesen e çmimeve të shumta.

Në fillimin e betejës së saj me ankthin dhe depresionin, ajo ishte thjesht një fëmijë i zakonshëm që kishte nevojë për nënën e saj.

“Si prind nuk isha e gatshme ta përballoja këtë. Ajo kaloi kohë të vështira, e poshtëruar, përhumbur, e izoluar. Nga një vajzë e re e lumtur dhe frymëzuese u shndërrua në dikë që filloi të vinte në dyshim vlerësimin për veten”, deklaroi nëna e Gaga-s, Cynthia Germanotta, për programin televiziv amerikan “CBS This Morning”.

Në vitin 2012, Gaga së bashku me të ëmën bashkë themeluan fondacionin “Born This Way” që i jep mundësinë të rinjve të praktikojnë shëndetin mendor dhe emocional.

Germanotta u siguron të tjerëve mjete dhe këshilla për të ndihmuar të dashurit e tyre që vuajnë si vajza e saj dikur.

Të gjithë të ftuarit në program vendosën fjongo në ngjyrë jeshile, në shenjë solidariteti për të dërguar mesazhin se ”është normale të mos jesh mirë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb