Albumi i gjashtë në studio i Lady Gaga është gati, por për shkak të koronavirusit është i destinuar të mbetet ende në sirtar, edhe për pak kohë. Në pritje për të ditur datën e publikimit (dalja ishte parashikuar në 10 prill), ylli i pop-it ka zbuluar në rrjetet sociale kopertinën e ‘Chromatica’. Diskut i ka paraprirë kënga ‘Stupid Love’, shoqëruar me një video të xhiruar e gjitha me një iPhone dhe e drejtuar nga Daniel Askill.

Kopertina kishte përfundur në Rrjet disa ditë më parë dhe kështu Miss Germanotta, e përshpejtoi kohën dhe vendosi ta publikojë.

Disa ditë më parë Gaga kishte njoftuar në këtë mënyrë ndalimin e publikimit të albumit të ri:’Nuk më duket e drejtë ta nxjerrë tani albumin tim, me gjithçka po ndodh në botë. Po mendoj për ju dhe shëndetin tuaj. Vendimi që po marr është shumë i vështirë por i duhuri. Do të njoftoj shpejt datën e re. Besoj që arti ka për detyrë të dhurojë gëzim, mbi të gjitha në një moment si ky, por vërtetë me këtë pandemi globale nuk ishte e mundur’.

Per situatën e pandemisë, edhe Lady Gaga ka lëshuar mesazhe sensibilizuese për të gjithë, për të qëndruar në shtëpi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb