Do të vazhdojë në ditët e ardhshme seanca për ekstradimin në SHBA, e Meng Wanzhou ‘Lady Huawei”, përgjegjëse financiare e Huawei dhe vajza e themeluesit të kolosit kinez të telekomunikacionit, që pavarësisht se kohë me borë është shfaqur në gjykatë me byzylykun elektronik në kaviljen e këmbës dhe një palë këpucë me taka të larta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mbrojtja ka theksuar që faktet e pretenduara kundër kreut të shoqërisë kineze nuk kanë asnjë bazë në Kanada, ku nuk kishte asnjë sanksion kundër Iranit në momentin e arrestimit.
‘Do ishim këtu në mungesë të sanksioneve amerikane? Përgjigja është Jo’, ka thënë një nga avokatët e saj. Drejtuesja e Huawei është akuzuar nga autoritete amerikane për mashtrim bankar dhe shkelje të sanksioneve amerikane kundër Iranit.

E arrestuar në fund të 2018, Wanzhou, 47 vjeç, është prej disa kohësh në arrest shtëpie, në një vilë luksoze në Vancouver dhe e quan veten të pafajshme, duke thënë se është viktimë e një persekutimi politik, pas tensioneve tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb