Laert Vasili ka treguar te “Dola te Ola”, se ka venë në skenë dy nga veprat e të madhit Ismail Kadare.

Ai tregoi se ka patur nderin ta takoi dy herë për t’i marrë të drejtën e autorit për vënien në skenë të “Kush e solli Dorontinën” dhe për esenë “Përpara Banjës”, për të cilën i kërkoi edhe t’i ndryshonte emrin dhe t’ia vendoste “Agamemnon Inferno”.

Mes emocioneve Laerti tregoi se për veprën “Kush e solli Dorontinën”, Ismail Kadare kishte bërë një deklaratë për të cilën aktori i ishte shumë mirënjohës, pasi ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për të.

“Është hera e parë që shoh në skenë veprën time ashtu siç e kam patur ndërmend kur e shkrova”, ishte shprehur shkrimtari pasi kishte parë shfaqjen.
Laert Vasili ka luajtur role të ndryshme, shumë prej të cilëve mund të cilësohen të vështirë, ku mund të përmendim rolin e një të çmenduri apo rolin e një homoseksuali.

Për Laertin nuk është problem asnjë rol, ai thjesht përpiqet që në të gjitha shfaqjet të japë më të mirën nga vetja.
Ndërkohë për vështirësitë e që artisti haset për të dalë nga roli, ai tha se në teatrot më në zë në Europë, ka një psikolog që e ndihmon aktorin që zhvishet nga personazhi.

Në studio u shfaq gjatë programit edhe një fotografi me të ndjerin Pirro Mani, për të cilin Laert Vasili shprehu vlerësimet e tij maksimale dhe theksoi se i përket një gjenerate të jashtëzakonshme artistësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb