E gjithë lagja është pllakosur nga heshtja, ndërsa të gjithë vajtojnë humbjen tragjike të Klaudia Xhaferajt dhe djalit të saj 6 vjeç, të cilët dje vdiqën në një aksident tragjik. Nëna e dy djemve jetonte bashkë me burrin në një apartament në një pallat ekzistues në lagjen Çlirimi në Berat. Fqinja e saj, e cila ka dhe një lokal poshtë shtëpisë së Klaudias, tregon se si e njihte viktimën. Ajo tha mes pikëllimit se ishin një familje e mirë.

“E kisha klientë, më vinte gjithmonë. ishte njeri i mirë, e respektuar. Skam fjalë, për çështjen që ndodhi. Më ka ardhur shumë keq. I kishte fëmijët e mrekullueshme. Isha në shtëpi dhe e pashë përmes celularit. Më ka ardhur shumë keq, sidomos për Samuelin, dhe për Klaudian se ishte shumë e re, 25 vjeçe. Ishin shumë të mirë. ishin shumë mirë, gjendje ë mirë, Burri ishte në Angli, erdhi bleu shtëpi, investoi, bleu makinë. Shyqyr që u rregulluan, por s’patën fati t’i gëzonin”, tha fqinja.

Ndërkohë, një tjetër fqinj tregoi edhe bisedën e fundit me Kaludian, e cila kishte pohuar se djalin e kishte të sëmurë dhe se do të shkonte t’i bënte serum sërish në spital, raporton BalkanWeb.

“E pash të News24 lajmin. S’na besohej se mund të ishte Klaudia. Psonisi dhe pimë kafe. Më tha se djalin e kishte pasur gjithë natën sëmur, dhe se do i bënte sërish serum. Madje djali e kishte vigonin në krah. Është traumë e madhe. Jam e shokuar shumë. ishin familje e re. I shoqi ishte në Angli, morën shtëpi për vit të ri. Mori dhe një makinë për të shoqen që t’i gjendej fëmijëve. Nuk ndiheshin. Përditë vinte Klaudia. Këtu psoniste. I merrte nga Kopshti dhe çerdhja, dhe i çonte në shtëpi. S’e kemi mbledhur veten. E njihja personalisht dhe nënën e saj e njihja dhe vjehrrën. Burri i saj ishte i dhënë pas gruas dhe fëmijëve. S’e shpreh dot një dhimbje kaq të madhe. Mjerë ajo familje se si do e kalojë atë hidhërim kaq të madh”, tha e moshuara në një rrëfim për gazetaren Eneida Petova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb