“Lagjja e vjetër e burimeve”, ose siç e njohin ndryshe pogradecarët “Topleci” ka një kulturë më shumë se 200-vjeçare. Aty ka jetuar Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci, por mund të shohësh njëkohësisht edhe ndërtesa të tjera të rëndësishme të cilat janë lënë në harresë.

Në këto rrugica ku mungon dora e investimeve qartë shihen sokakët e shumta, por edhe burimet që janë veçse një hije në lagjen simbol të qytetit të Pogradecit.

Teksa ecën kalldrëmeve të kësaj lagje muze sheh degradimin e thellë të rrugicave ndërsa është lënë në mëshirë të kohës dhe pa ndërhyrje edhe riparimi apo sistemimi i shtëpive të cilat sipas banorëve kanë njohur investim vetëm nga pronarët e tyre.

Pamja që të ofron kjo lagje nuk i ngjan aspak asaj lagjeje të hershme të populluar nga pogradecarët.

Sipas banorëve turistët e shumtë që vizitojnë lagjen e tyre historike u serviret vetëm kjo pamje ndërsa presin me padurim rijetëzimin e saj.
Nga ana tjetër bashkia e Pogradecit bën me dije se projekti për rijetëzimin e zonës historike ndodhet në fazën përfundimtare të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb