Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 33-vjeçarin Indrit Alushaj, personi që pasi lagu me benzinë, i vuri flakën zyrave të Drejtorisë së Arsimit në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se përpara se të hynte në gjykatë, ai për mediat ka pohuar se prej tre muajsh kërkonte punë dhe nuk e kishte siguruar një të tillë.

Alushaj ka thëne se i kishin premtuar një vend pune dhe s’ia kishin dhënë. Megjithatë, ai ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb