Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD Ervin Salianji. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca shtyhet për në date 18 korrik ora 14.00.

Kjo sepse mungon anëtarja e tretë e trupës gjykuese Elona Toro, pasi dyshon se mund të jetë prekur nga Covid, si dhe për mungesë të avokatëve, si pasojë e protestës për Hartën e re Gjyqësore.

Kujtojmë se pak minuta më parë, në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, kanë mbërritur 10 deputetë të partisë Demokratike, të cilët ishin të pranishëm në procesin ndaj deputetit Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb