I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ka reaguar në lidhje me faktin që nuk u mor një vendim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me anë të një postimi në Twitter, ai tha se vendimi i djeshëm për vendet e Europës lindore, referuar Ukrainës dhe Moldavisë, dhe fakti që një vendim i ngjashëm nuk u mor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjeneron zhgënjim të thellë në rajon.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen europiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shtuar Lajçak.

Ditën e djeshme, BE mbajti një Samit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në të nuk u mor asnjë vendim pozitiv as për çeljen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin dhe as për liberalizimin e vizave për Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: