KOSOVA

Java e ardhshme shënon fillimin konkret të punës dhe misionit të të dërguarit të BE, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë- Serbi.

Ai do të vizitojë Prishtinën siç konfirmon mediat REL, me burime nga Brukseli. Dy muaj më parë Lajçak, ish- drejtues i OSBE u caktua nga BE si i dërguar për dialogun Kosovë- Serbi.

Politika e Kosovës ka qenë skeptike për rolin e BE në Kosovë, derisa Presidenti Thaçi ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në një tryezë bashkë me Lajçak pasi ky i fundit është nga një vend si Sllovakia që nuk e njeh Kosovën.

Por kryeministri i ri Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka për të bërë dallime, ndarje dhe zgjedhje mes SHBA dhe BE. Ndër të tjera ditët e fundit Merkel dhe Macron kanë qenë të qartë se BE duhet të ketë rol qëndror dhe udhëheqës për dialogun.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb